Lushnja mbetet pa trajner, largohet Tetova

Lushnja mbetet pa trajner, largohet Tetova

Lushnja ka mbetur pa trajner. Edlir Tetova, i emëruar te lagunarët vetëm pak javë më parë, është larguar nga drejtimi i ekipit.

Ende nuk ka një njoftim dhe nuk dihen shkaqet që sollën këtë largim, por e sigurt është që në vazhdim Lushnja nuk do të drejtohet nga Tetova.

Ky i fundit mori drejtimin e Lushnjës më 20 tetor dhe në 5 ndeshje, regjistroi 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna, për të gjetur trajnerin e ri, që do të drejtojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

Lushnja nuk ndodhet në pozita të mira, teksa mban vendin e 12-të me 9 pikë, 1 më shumë se Turbina e vendit të fundit në Kategorinë e Parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy