
I ftuar në emisionin 'Skaner' në MCNTV presidenti I FSHF-së Armando Duka u shpreh se ky është sezoni që ka më shumë garë, por evidentoj që sipas tij nuk është më cilësori. Sipas presidentit janë disa arsye që ky sezon nuk e ka cilësinë e duhur, ndërsa përsëriti edhe njëherë se mbetet simpatizant i Vllaznisë.
“Nuk di të thëm nëse është sezoni më i bukur, por ka shumë garë. Në krye është e vështirë të dallosh se kush nga pesë skuadrat do ta fitojë. Sa i përket cilësisë sportive nuk mendoj se është më e mira për disa arsye. COVID-i, mungesa e tifozëve apo edhe detaje të tjera. Gara është e fortë.
Direkt jam simpatizant i Vllaznisë. Kam qenë para se të jem në federatën shqiptare të futbollit. Më pëlqen që Teuta është në krye, por të pesë skuadrat e meritojnë këtë pozicion.
Është një element shumë i rëndësishëm që i mungojn futbollit, tifozët, jo vetëm për kënaqësi, por edhe për kualoitetin e lojës. Lojtarët janë të motivuar në një stadium plot,”-u shpreh Duka.



