Milani insiston për Faivren

Milani insiston për Faivren

 Duke qenë se jemi drejt fundit të sezonit, drejtuesit e Milani vijojnë të përqëndruar në merkato.

Kuqezinjtë humbën menjëherë terren duke ia lënë stafetën Napolit, dominues me meritë i Scudettos deri në këtë moment , drejtuesit e të cilëve nuk e kanë harruar perlën e Lyonit Romain Favre.

Gjatë eksperiencës me Brestin , mesfushori u bë pjesë e planeve të kampionëve në fuqi të Serisë A dhe me kalimin tek ‘’ Les Gones ‘’ ka rezultuar një lojtar determinant  në repartin e mesfushës.

Në javët e ardhshme parashikohet që Milani të fillojë tratativat për ta transferuar në ‘’ San Siro ‘’ 24 vjeçarin , gjatë një merkatoje e cila si gjithmonë konsiderohet shumë e rëndësishme për çdo skuadër , sidomos për ato të cilat aspirojnë për fitimin e titujve.

 Drejtori teknik dhe njëkohësisht legjenda e Milanit Paolo Maldini mbështetet fuqishëm nga drejtuesit dhe sidomos Stefano Pioli , i cili pretendon transferimin e Romain Favres për të shtuar cilësinë në repartin e mesfushës. 

Sipas zërave të fundit thuhet se kjo do të jetë blerja e parë e gjigandëve të Serisë A dhe jo vetëm , të cilët kanë avancuar me sukses deri më tani, sidomos në Champions League dhe ditën e sotme do të përballen në sfidën e kthimit në ‘’ White Hart Lane ‘’  kundër Tottenhamit në fazën e 1/8-tave , të cilën do ta startojnë me avantazhin 1-0.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy