Parisi zgjedh Zidane për stolin

Parisi zgjedh Zidane për stolin

  Një ndër skuadrat më të përfolura në lidhje me  merkaton e janarit pa dyshim do të jetë Manchester United .

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë në mes të një situate të ndërlikuar të cilën shpresojnë ta kapërcejnë me trainerin e përkohshëm Michael Carrick deri në fundin e sezonit  .  Para pak kohësh emri i Zinedine Zidane qarkulloi me shumë forcë në muret e ‘’ Old Trafford ‘’ por situata tashmë ka ndryshuar sepse Mauricio Pochettino është më i avantazhuar për të marrë komandën e anglezëve . 

Në rastin e ‘’ Zizou ‘’ është Paris St Germain që ka treguar interes për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’ sepse figura e tij lë vend për entuziazëm për arsye se në të kaluarën arriti shumë suksese me Real Madridin me të cilin kanë arritur një paraakord  . Kryeqytetasit janë një ekip i krijuar ekskluzivisht për të dominuar në çdo kompeticion pjesëmarrës dhe pas shumë vitesh suksesi në Francë i ka mbetur vetëm fitimi i Champions Leagues .

Për një arritje të tillë duhet një dorë e hekurt e cila  ka kaluar këtë eksperiencë dhe 49 vjeçari konsiderohet një kandidat potencial për ti afruar me trofeun e munguar ndër vite.

Historia e parizienëve në vitet e fundit tingëllon tejet shpresëdhënëse për çdo trainer dhe  Zinedine Zidane do të gjente një skuadër yjesh tek e cila  do të bëhej gjithçka më e lehtë për ish kampionin e botës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.  

Në këtë histori edhe Mauricio Pochetttino nuk do të mbeste me duar bosh , sepse nëse do të drejtonte  ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të kthehej në kampionatin ku la shenjë në të kaluarën me Tottenham Hotspurin , por me një përmbajtje krejtësisht ndryshe dhe me një përgjegjësi shumë herë më të madhe .

 

           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy