Real Madridi : Tre alternativa për mesfushën

Real Madridi : Tre alternativa për mesfushën

Pas kualifikimit historik në çerekfinalet e Champions Leagues , Real Madridi e ka kthyer fokusin në merkato pasi pavarësisht ecurisë pozitive, Carlo Ancelotti vijon të jetë i shqetësuar në lidhje me  disa reparte.  

Siç dihet Luka Modricit nuk i ngelen edhe shumë vite në tapetin e gjelbër për arsye të moshës 36 vjeçare dhe ‘’ Galaktikët ‘’ janë në një moment ideal për të kthyer faqen .

‘’ Les Pariziens ‘’ morën një mesazh që duhet ta mbajnë vath në vesh i cili tregoi se  eksperienca në faza të tilla në të shumtat e rasteve e mund dëshirën e madhe për të ecur përpara .

Në listën e gjatë të ishi-t të Napolit ekzistojnë tre emra shpresëdhënës të cilët janë analizuar vazhdimisht nga drejtuesit e kryeqytetasve gjatë kohës .  

Nicolo Barrella është një ndër të përzgjedhurit e teknikut 62 vjeçar , pothuajse i njëjtë me Luka Modric por me një shpirt luftarak për tu marrë shembull, i domosdoshëm për ecurinë e Real Madridit.

Spanjollët janë të ndërgjegjshëm për ndryshimet që mund të pësojë mesfusha me prezencën e 25 vjeçarit dhe nuk mendojnë të ndalen deri në bindjen e ishi-t të Cagliarit .

 Italiani ndiqet nga  Lovro Majer që aktivizohet në rradhët e Rennes dhe Real Madridi po i mban hapur dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ sepse bashkombasi i nënkampionit të botës në fuqi vijon të shkëlqejë dhe madrilenët synojnë të ndërthurin eksperiencën me talentin për arritjen e  rezultateve të menjëhershme sepse pritja e gjatë po ia sos durimin drejtuesve , në veçanti Florentino Perezit , president nderi për shumë vite i kësaj skuadre , investimet e të cilit i kanë siguruar suksese të panumërta . 

Ndërsa i treti është Sergej Milinkovic- Savic. E ardhmja në ‘’ Olimpico ‘’ vijon të jetë e paqartë  sepse pretendohet edhe nga Juventusi dhe Manchester United por peticioni i Claudio Lotittos po e stërzgjat këtë histori që natyrisht e dëmton  vijimësinë e Real Madridit .

Fakti se  ‘’ Los Blancos ‘’ gjithmonë janë karakterizuar nga lufta deri  në momentin e fundit , e ashpërson sulmin  sepse objektivat e bëjnë edhe më të madhe dëshirën për të firmosur me lojtarët më të mirë në treg dhe të avancohet drejt fitimit të çdo trofeu në të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy