Paris St Germain , në garë për Majer

Paris St Germain , në garë për Majer

 Orët e fundit drejtuesit e Paris St Germain kanë deklaruar objektivin e rradhës në merkato.

Bëhet fjalë për Lovro Majer, mesfushor i pretenduar edhe nga Atletico Madridi.

Talenti i Rennes  u përfshi edhe në listën e Real Madridit në të kaluarën por sipas ‘ MediaFoot ‘ drejtori sportiv i ‘’ Les Pariziens ‘’ Luis Campos  e shikon një opsion ideal transferimin e kroatit në ‘’ Parque de Prince ‘’ , edhe pse gara do të jetë shumë e ashpër deri në fund.

Merkatoja e verës parashikohet si gjithmonë emocionese dhe me të papritura dhe kuq e blutë mendojnë të ofrojnë rreth 40 milionë euro për shërbimet e 25 vjeçarit , shumë i rëndësishëm për Rennes.

Kjo periudhë do të jetë shumë përcaktuese për karrierën e ishi-t të Dinamo Zagrebit dhe njëkohësisht një mundësi për francezët për ti mbushur arkat me shitjen e tij.

Pa dyshim që Real Madridi dhe Paris St Germain janë më të favorizuar se ‘’ Los Colchoneros ‘’ për Lovro Majer por s’duhet harruar se surprizat janë pjesë e pandashme e çdo merkatoje dhe duke iu referuar këtij fakti , ish fituesit e La Ligas kanë shumë shanse për të firmosur me lojtarin nga Zagrebi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy