Aventura e Ramos te PSG mund të mbyllet ende pa nisur

Aventura e Ramos te PSG mund të mbyllet ende pa nisur

Sergio Ramos u transferua me bujë te PSG në merkaton e verës, por aventura e tij me klubin francez mund të mbyllet ende pa nisur mirë.

Mbrojtësi vuan nga një dëmtim nga maji i këtij viti dhe nga ajo kohë nuk ka zbritur asnjëherë në fushë. Spanjolli nuk e ka bërë ende debutimin e tij me PSG dhe kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë largimin e futbollistit.

Sipas asaj që raporton “El Pais”, duke parë problemet e vazhdueshme të 35-vjeçarit, drejtuesit po mendojnë ndërprerjen e kontratës me lojtarin. Kontrata e Ramos përfundon në qershor të 2023, por drejtuesit tashmë e quajnë si një dështim të merkatos dhe po mendojnë të nisin negociatat me mbrojtësin, për ndërprerjen e bashkëpunimit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy