
Pavarësisht huazimit tek Aston Villa rendimenti i Jadon Sanchos vijon të lërë për të dëshiruar.
Drejtuesit e Manchester United dhe traineri Michael Carrick kanë filluar të mbajnë shënime për anglezin, të cilin mendojnë ta shesin.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ vijojnë të jenë një ndër ekipet më të suksesshëm dhe të pasur në historinë e futbollit por në vitet e fundit kanë lënë për të dëshiruar.
Në 2021-shin u investuan 85 milionë euro për mesfushorin, shifër e konsiderueshme por pa asnjë rezultat.
Ulje-ngritjet referuar performancave kanë dëshmuar se e ardhmja e 25 vjeçarit kurrsesi nuk mund të jetë në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe mendohet se pas largimit të tij tek Manchester United do të tentohet të gjendet një zëvëndësues ideal.
Në fakt tek londinezët rivaliteti është shumë i ashpër por statistikat e ishi-t të Chelseat konsiderohen të vakëta, konkretisht 1 gol dhe 1 asist në 25 sfida.
Ndër vite britaniku është cilësuar një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër por fatkeqësisht nuk ka arritur ti përmbushë pritshmëritë.



