
Marrja e drejtimit të stolit nga Nuno Espirito Santo i ka dhënë impulse pozitive Tottenham Hotspurit . Dështimi i Jose Mourinhos i krijoi shumë probleme londinezëve të cilët e kuptuan në kohë se me ‘’ The Special One ‘’ do ta kishin shumë të vështirë rrugën drejt suksesit . Kalimi i portugezit në ‘’ Olimpico ‘’ shënoi fillimin e një revolcioni të rëndësishëm dhe tashmë anglezët e kanë të qartë se si duhet të komportohen në vijim.
Përfundimi i sezonit në vendin e 7-të i ka dhënë shansin Tottenham Hotspurit të jetë edhe një herë pjesë e Europës ku do të masë forcat në Conference League . Për një pjesmarrje dinjitoze është shumë e rëndësishme një merkato cilësore për të përballuar një sezon që parashikohet se do të jetë shumë i lodhshëm dhe me të papritura .
Kjo arsye i ka bërë ‘’ Spursat ‘’ të spikasin mbrojtësin Milan Skriniar . Sllovaku është një ndër pikat referuese të Interit dhe natyrisht Tottenhami do ta ketë shumë të vështirë për ta larguar nga ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ por nga ana tjetër problemet ekonomike i ‘’ detyrojnë ‘’ në njëfarë mënyre zikaltërit të heqin dorë nga disa pika të rëndësishme siç mund të jetë 26 vjeçari. Fitimi i Scudettos pas 9 sezonesh dominimi absolut nga Juventusi është konsideruar një hap historik nga ana e drejtuesve nga Milano të cilët kanë përcaktuar vlerën e kartonit të Milan Skriniar e cila arrin 60 milionë eurot .
Megjithatë për skuadra në kushte të tilla gjithmonë ekziston asi nën mëngë sepse nuk janë ndalur me kaq dhe po ndjekin edhe Takehiro Tomiyasu i cili mbron ngjyrat e Bolognas .
Japonezi prej disa sezonesh ka fituar një vend protagonisti në skemat e Sinisa Mihajlovic dhe favori në këtë rast për anglezët është se ky operacion do të rezultonte më ekonomik për xhepat e manjatit Daniel Levy . Lëvizjet e merkatos do ta kenë theksin kryesor tek riparimi i prapavijës e cila mbetet një obsesion për Nuno Espirito Santon.



