Bayern Muncheni, sfidon Barcelonën për Jonathan Tah

Bayern Muncheni, sfidon Barcelonën për Jonathan Tah

Sezoni aktual vijon të jetë shumë i suksesshëm për Jonathan Tah.

Mbrojtësi është një pilar i prapavijës së Bayer Leverkusen, i rëndësishëm edhe tek kombëtarja e Gjermanisë.

Në kontinentin e vjetër ka nisur një tjetër garë ndërmjet Bayern Munchenit dhe Barcelonës për 28 vjeçarin, shumë i fortë në luftën në ajër dhe tejet efikas në aspektin taktik.

Nëse i referohemi ‘’ Los Cules ‘’ duhet shtuar se në sezonet e fundit kanë hasur ulje-nrgritje në fazën e mbrojtjes, pavarësisht se momentalisht janë liderë në kampionatin spanjoll.

Ish rekordmenet e Bundesligës shquhen si një ekip potent në aspektin ekonomik dhe për spanjollët do të jetë e vështirë ti sfidojnë.

Nuk përjashtohet mundësia që të tjerë pretendentë të nisin ofensivën për nxënësin e Xabi Alonsos, i cili mendohet se do të jetë progatonist gjatë merkatove vijuese.

Eshtë sezoni i 10-të i  ishi-t të Fortuna Dusseldorfit në rradhët e ‘’ Aspirinave ‘’ por karriera e tij mund të ndryshojë në vijimësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy