
Si në çdo merkato tjetër tek Atletico Madridi vijon të punohet me shumë përkushtim edhe për vijueset.
Diego Simeone është një trainer i cili kërkon gjithmonë përmirësimin në çdo aspekt, një sinjal për drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ se duhet të bëjnë maksimumin për t’ia plotësuar dëshirat.
Kryeqytetasit domosdoshmërisht pretendojnë të rikthehen tek titujt, në Spanjë dhe jo vetëm dhe me një trainer si ‘’ El Cholo ‘’ gjithçka është e mundur.
Fredrik Aursnes është tanimë një opsion për kryeqytetasit, i cili po befason me Benfikën, si në Portugali ashtu edhe në Champions League.
Norvegjezi shquhet për rikuperimin e topave, organizimin e lojës dhe është shumë i fortë fizikisht, tipik për mënyrën e lojës së Atletico Madridit.
Pavarësisht se vlera e kartonit ka shënuar rritje të konsiderueshme, mbetet një opsion ekonomik për madrilenët, të cilët nëse do ti zhvillojnë negociatat ashtu siç duhet, mund të kenë fatin të përforcohen me një lojtar shumë cilësor.
Ishi i Feyenoord Roterdamit ka nisur sezonin e dytë në ‘’ Estadio da Luz ‘’, i shoqëruar deri në këtë moment me 7 sfida, 1 gol dhe 2 asiste, një referent tek kryeqytetasit.



