Humbja ndaj Besiktas, Shehi: Jam i kënaqur me skuadrën, kemi shanse për kualifikim

Humbja ndaj Besiktas, Shehi: Jam i kënaqur me skuadrën, kemi shanse për kualifikim

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli për mediat, pas humbjes që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Besiktas me rezultatin 3-1. Shehi deklaroi se është i kënaqur me atë që skuadra dha në fushë, ndërsa shtoi se kishte disa gjëra që mund të bëheshin më mirë. Sipas tij, rezultati 2-1 do ishte ndryshe për ndeshjen e kthimit, por tha se ekipi ka shanse për kualifikim edhe pas humbjes 3-1. "Jemi të kënaqur me atë që dhamë edhe pse ka disa gjëra që mund t’i bënim më mirë. Ndryshuam vendosje për të mos i dhënë gjerësi kundërshtarit pasi aty po vuanim dhe mendoj se ishim më të ekuilibruar më pas. Jam i kënaqur deri diku. Ne jemi koshient për forcën e kundërshtarit. Pas një ndeshje të parë dhe një informacioni të saktë kemi një ide më të qartë sesi të vendosemi dhe të interpretojmë ndeshjen e kthimit. Pjesën e parë kundërshtari ishte në zotërim të topit, morëm 2 gola në tranzicion dhe goli i tretë po i njëjtë. Ishin të evitueshëm për mënyrën si erdhën. Goli i tretë ishte mundësia për ta evituar komplet Abazaj është lojtar i shpejtë dhe ne futëm dy sulmues më pas me Florentin dhe kërkonte thellësi. E bëri mirë. Futbolli ka raste të shënuara dhe të humbura. Patjetër do të ishte më mirë 2-1 sesa 3-1. Shpresa kemi edhe me 3-1, por 2-1 do të ishte më e madhe. Më vjen keq sesi u pësua goli në minutën e fundit.”, deklaroi Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy