
Mbetja në prapavijë e Raheem Sterling e ka vështirësuar ndjeshëm qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Drejtuesit e Chelseat po kërkojnë një zgjidhje për sulmuesin, i cili nuk është adaptuar në skemat e Enzo Marescas.
Për xhamajkanin ka shfaqur së fundmi interes Newcastle, një ekip shumë i pasur dhe me prestigj në Premier League.
Për bardhezinjtë është një shans për të përforcuar metrat e fundit, duke patur parasysh edhe cilësitë e 31 vjeçarit, një lojtar shumë teknik dhe sidomos i shpejtë.
Flitet për një huazim gjatë merkatos së janarit për një shifër afro 20-25 milionë euro, për ta analizuar në vijimësi rendimentin e tij.
Eksperienca në Premier League është një avantazh nëse do të transferohet në ‘’ St James Park ‘’ pasi e njeh shumë mirë Newcastle-n për arsye të përballjeve në të shkuarën.
Rikuperimi i terrenit të humbur është prioriteti i lojtarit të lindur në Kingston dhe ‘’ Las Urracas ‘’ do t’ia japin këtë mundësi.
Të qënit jashtë fushave sigurisht është një fakt i patolerueshëm nga çdo lojtar dhe pritet që lista e pretendentëve të zgjerohet për ishi-n e Liverpoolit.



