
Gazetari Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për dy fitoret e Shqipërisë, në kualifikueset e Europianit, ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe. Xhixho deklaroi se ekipi Kombëtar i bëri detyrat, duke marrë 6 pikë, por këtë e realizoi në mënyrë perfekte. Sipas tij, entuziazmi aktual i skuadrës, ngjason me atë të kualifikimit në Europian, në vitin 2016. “Kemi thënë që dy sfidat e qershorit ishin detyra shtëpie, çdo rezultat tjetër do të ishte dështim. Mënyra si arrin të detyra, është e rëndësishme. Ka entuziazëm, eufori është fjalë e madhe. Më vjen mirë që detyrën e shtëpisë, e kemi bërë në mënyrë perfektë. Ka një entuziazëm të madh në ekipin kombëtar. Në ndeshjen me Moldavinë mësuam diçka të madhe. Ndaj Islandës ekipi u vërshëllye nga tifozët. Ja ku jemi në ndeshjen me Moldavinë, nuk kishte ndodhur kurrë që për ndeshje të tilla të shiteshin të gjitha biletat. Ka një entuziazëm që më ngjan si ai i vitit ku u kualifikuam në Europian.”, deklaroi Xhixho.



