Alexander Isak , prioritet per Arsenalin

Alexander Isak , prioritet per Arsenalin

 Prej kohësh tashmë sulmuesi i Real Sociedadit Alexander Isak konsiderohet një ndër më interesantët e tregut . Suedezi  ka shfaqur një rendiment për tu marrë shembull me ‘’ Los Txuriurdines ‘’ dhe ka  tërhequr vëmëndjen e disa ekipeve .  

Një ndër të mëdhatë e Anglisë si Arsenali prej sezonesh  është në kërkim të gjetjes së vetvetes po deri më tani nuk i ka ecur dhe ka konsideruar prioritet transferimin e golashënuesit në ‘’ Emirates ‘’.  

Pavarësisht se  22 vjeçari e ka rinovuar kontratën me bardheblutë nga ana tjetër ‘’ Topchinjtë ‘’ do të marrin çdo iniciativë për ta larguar nga ‘’ Reale Arena ‘’ sepse statistikat e tij flasin vetë dhe e deklarojnë automatikisht një bomber të vërtetë . 

5 gola në 13 ndeshje me një skuadër të dorës së dytë në Spanjë e cila ka fatin të militojë edhe në Europa League dhe për më tepër kryeson me meritë La Ligan pa harruar as Suedinë janë një dëshmi se e ardhmja e Aleksander Isak do të jetë brilante.  

 Kryeqytetasit janë në mëdyshje në lidhje me qëndrimin e dy referentëve të sulmit në Londër si Alexandre Lacazette dhe Pierre Emerick Aubameyang dhe stili i lojës së nordikut përshtatet mjaft mirë me atë të Arsenalit që kërkon të dalë nga gropa e thellë ku është futur për faktin se sezonin e kaluar nuk mundi të sigurojë një vend në Europë dhe mbetet për tu parë vijimësia e djemve të Mikel Artetas deri në fundin e sezonit  . 

Spanjollët kanë deklaruar me kohë se nuk e përjashtojnë shitjen e mundshme të perlës së ofensivës gjithmonë nëse Arsenali do të plotësojë kushtin prej 40 milionë eurosh të Real Sociedad , shifër e nxjerrë nga ‘ Transfermarkt ‘.

 Një tjetër statistikë që s’duhet mënjanuar e cila njëkohësisht ia rrit  vlerat shtatlartit nga Solna është se në 3 sezone me vaskët  ka shënuar 38 gola dhe 6 asiste në  101 ndeshje , mjaft shpresëdhënëse këto për një lojtar që e ka shënuar emrin si një prej bomberave të së ardhmes në kontinentin e vjetër .

Theksi do të vihet tek negociatat ndërmjet palëve dhe i mbetet në dorë Arsenalit për të pasuruar repartin e avancuar me një komponent që garanton shumë dhe duke konsideruar  cilësitë e tij konkludohet se do të përshtatej  menjëherë me Premier Leaguen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy