
Portieri Jan Oblak po kalon një nga periudhat më të vështira në karrierë . I konsideruar ndër më të mirët e botës është i paqartë për qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe ky fakt nuk është mënjanuar nga Juventusi dhe Bayerni që do të shijojnë një betejë titanësh për sllovenin .
Kontrata e gardianit merr fund në 30 qershorin e 2023- shit por kështu si kanë shkuar gjërat , nuk garantohet e ardhmja në Madrid dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ me bavarezët i kanë dhënë sinjalet e para .
Në 25 ndeshjet e këtij sezoni , Jan Oblak ka pësuar 30 gola dhe e ka lënë portën e paprekur në 7 ndeshje dhe shqetësimet për Diego Simeonen kanë filluar sidomos kur flitet për pretendentë të tillë .
Megjithatë plani i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për të penguar largimin e Jan Oblak ka filluar dhe po punohet fort për rinovimin e kontratës me ishi-n e Benfices i cili që prej 2014-tës, moment kur i dha fund eksperiencës në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ e ka ndryshuar totalisht karrierën duke u shëndërruar në një emblemë tek Atletico .
Mbështetja e fortë e Enrique Cerezos dhe ‘’ El Cholos ‘’ janë dy elementë që e favorizojnë qëndrimin e Jan Oblak edhe më gjatë tek kampionët e Primera Division pavarësisht se interesi i juventinëve dhe rekordmenëve të Bundesligës duhet të kihet gjithmonë parasysh për të evituar surprizat e mundshme në të ardhmen .
Rinovimi me yllin e kuadratit të bardhë është një ndër prioritetet e Atletico Madridit, sidomos tani që situata është ndërlikuar sepse pas dere janë dy skuadra që s’duhen nënvlerësuar .



