Armando Broja: Nuk kam asnjë përplasje me trajnerin Silvinjo

Armando Broja: Nuk kam asnjë përplasje me trajnerin Silvinjo

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka reaguar, duke përgënjeshtruar zërat se ka një përplasje mes tij dhe trajnerit Silvinjo.

Në reagimin e bërë, Broja thotë se nuk u grumbullua me Shqipërinë, për shkak të dëmtimit dhe se nuk ishte në formë.

Postimi i lojtarit:

Përshëndetje! I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi Kombëtar dhe se unë dhe trajneri jemi zënë është gënjeshtër e plotë. Unë e dua Kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitur që mu desh të humbisja 1 vit të Kombëtares për shkak dëmtimi dhe më pëlqen të besoj se unë dhe trajneri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin.

Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet në Gjermani. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët, si dhe trajnerin. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga grumbullimi i fundit. Ishallah me fitore nesër. Me respekt, Armando Broja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy