MCN TV e cila ka nënshkruar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për transmetimin ekskluziv dhe falas për 3 vitet e ardhshme të të gjitha ndeshjeve të futbollit shqiptar, I është drejtuar me një shkresë Autoritetit të Mediave audiovizive për të ndalur piraterinë televizive. MCN fton për bashkëpunim të gjithë operatorët dhe mediat e interesuara.



