Parisi në garë për Bellingham

Parisi në garë për Bellingham

 Shkëlqimi në Botërorin e Katarit e ka shëndërruar Jude Bellinghamin në një ndër më të preferuarit e merkatos .

Për anglezin luftojnë fuqishëm Real Madridi, Liverpool , Manchester City dhe Paris St Germain , duke e shëndërruar këtë sfidë në shumë emocionuese.

Sipas Ekrem Onur , strategu i parizienëve Christophe Galtier i ka bërë me dije drejtuesve se mesfushori mund ti sjellë benefite ekpit të tij dhe ato të Borussia Dortmundit paraprakisht kanë deklaruar se janë të gatshëm ti japin dritën jeshile largimit të perlës së ofensivës për jo më pak se 100 milionë euro.

19 vjeçari konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes dhe gjithashtu do të jetë një referent i padiskutueshëm edhe tek kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’ , e cila u kualifikua ditën e djeshme në çerekfinale të Botërorit të Katarit , ku do të sfidojë Francën.

Largimi nga Birminghami në merkaton e 2020-tës e ka ndihmuar Jude Bellinghamin të avancojë dhe për më tej do ti duhet të zgjedhë ndërmjet La Ligas , Premier Leagues apo Ligue 1 për të vijuar karrierën , e cila parashikohet shumë e suksesshme duke patur parasysh progresin e deritanishëm .

Në merkaton e ardhshme jo vetëm për mesfushorin por edhe shumë të tjerë do të jepet maksimumi nga ekipet e elitës, me objektivin e akumulimit të titujve në të ardhmen, pavarësisht se rivaliteti do të vijojë shumë i ashpër në të gjitha kompeticionet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy