“E turpshme ajo që bënë tifozët e Partizanit”, Stoka: Laçi dhe Teuta favorizohen nga Duka

“E turpshme ajo që bënë tifozët e Partizanit”, Stoka: Laçi dhe Teuta favorizohen nga Duka

Opinionisti i sportit, Dritan Stoka, është shprehur se Teuta dhe Laçi janë favorizuar në kampionat, duke thënë se presidenti i FSHF, Armand Duka po mban krahun e tyre. Në “SportZone” në MCN TV, Stoka tha se nuk i kanë pëlqyer skenat e tifozëve të Partizanit, që shpërthyen në fyerje ndaj drejtorit të klubit, Olsi Rama. 

“Shpresoj që për të mirën e kampionatit, Kukësi të fitojë ndaj Tiranës. Nuk ka qenë një fazë e mirë për Partizanin. Më vjen keq që gjykohet me dy standarde. Nga VAR nuk është dëmtuar vetëm Partizani, por edhe të tjerë. Më vjen keq që presidenti Duka, mban krahun e Laçit dhe Teutës. Duket ashiqare favorizimi i këtyre ekipeve. 

Në stërvitje, Partizani është super ekip dhe nuk e di pse nuk e tregojnë në fushë. Ishte e turpshme që tifozët e Partizanit po shanin drejtorin Rama. Tifozët kanë detyrë të mbështesin ekipin. Besoj se me skuadrën që kemi, do të rikthehen rezultatet pozitive. 

I jap shumë të drejtë Memellit për kritikat ndaj arbitrimit.”, u shpreh Stoka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy