
E ardhmja e Rodrygo Goes është shëndërruar në një ndër temat më pikante të kësaj merkatoje verore.
Prej shumë kohësh braziliani nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, të cilit në fakt asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët.
Një ndër to është edhe Arsenali, një ekip me shumë traditë, sidomos në Premier League.
Pronari Stan Kroenke e ka të qartë se do të luftojë deri në fund për sulmuesin, për të cilin i ka ofruar ‘’ Los Merengues ‘’ 78 milionë euro, sipas ‘ Defensa Central ‘.
Ndërkohë, ja vlen për tu theksuar se bosi i spanjollëve Florentino Perez ka përcaktuar çmimin prej 90 milionë eurosh për yllin e ofensivës, i cili nuk ka patur shumë hapesira në 11-shen e Xabi Alonsos që pas Botërorit të Klubeve.
Megjithatë cilësitë e tij as që vihen në diskutim dhe jo më kot pretendohet nga ‘’ Topchinjtë ‘’, të cilët janë një kandidat potencial për ta fituar Premier Leaguen në këtë sezon.
Por edhe Manchester City i është bashkuar kësaj garë dhe në Angli do të zhvillohet një tjetër supersfidë për ishi-n e Santosit.
Javët vijuese mendohet se do ti vënë pikën kësaj historie dhe një kalim në kampionatin anglez do të ishte një sfidë tejet interesante në karrierën e Rodrygo Goesit.



