
Lushnja ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës i është besuar Klevis Dalipit, me të cilin është arritur marrëveshja ditën e sotme.
Pas Klodian Duros dhe Edlir Tetovës, Dalipi bëhet trajneri i tretë për Lushnjën këtë sezon, ku skuadra po vuan shumë.
Pas 12 javëve të para në Kategorinë e Parë, Lushnja mban vendin e 10-të me 12 pikë.
Sa i përket karrierës së Dalipit, 46-vjeçari ka drejtuar skuadra si Partizani, Luftëtari, Korabi, Tomori dhe së fundmi Apolonia.



