Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Spanjë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Mallorca.
Sulmuesi i Kosovës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme. 27-vjeçari ishte autori i golit të vetëm të Mallorca, në humbjen 2-1 ndaj Betis.
Ky është goli i dytë për Muriqin në La Liga, ku u transferua në janar nga Lazio, teksa gjithashtu dha edhe një asist në ndeshjen e kaluar ndaj Athletic Bilbao.



