Dy gola të anuluar në “Elbasan Arena”, Teuta dhe Kukësi ndalen te shtylla

Dy gola të anuluar në “Elbasan Arena”, Teuta dhe Kukësi ndalen te shtylla

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Teutës dhe Kukësit në "Elbasan Arena", e vlefshme për javën e 13-të në Abissnet Superiore.

 Pjesa e parë ishte më të vërtetë spektakolare, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për 45 minutat e dyta, të cilat ishin të vakëta.

Verilindorët gjetën golin e avantazhit në minutën e 9-të me Taipin, por u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 21, u anulua një tjetër gol për Kukësin i shënuar nga Marku, përsëri për pozicion jashtë loje.

Teuta u mundua të reagonte dhe në minutën e 25-të i shkoi shumë afër golit, por gjuajtja e Emiljano Vilës u ndal te shtylla.

Në minutën e 46, ishte futbollisti i Kukësit, Edi Basa i cili u ndal nga shtylla. Pjesa e dytë ishte e qetë, me skuadrat që nuk krijuan shumë raste për shënim.

Me këtë barazim, Kukësi mbetet në vendin e dytë me 24 pikë dhe i jep një “asist” Tiranës për t’u shkëputur, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 5-të me 18 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy