
Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer në Spanjë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Mallorca. Në 12 ndeshje të zhvilluara deri tani në kampionatin spanjoll, sulmuesi i Kosovës, ka shënuar plot 8 gola.
Kjo formë shumë e mirë e lojtarit, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga klubet e mëdha. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Real Madrid ka shfaqur interes për Muriqin.
Madrilenët janë në kërkim të një sulmuesi për ta afruar në janar dhe Muriqi është një nga emrat në listën e drejtuesve.
Në ditët e ardhshme, pritet të ketë një takim mes palëve, për të parë nëse ky transferim mund të realizohet apo jo.



