Mesfushori nuk pranon rinovimin, Koeman: Situata e tij është e tmerrshme

Mesfushori nuk pranon rinovimin, Koeman: Situata e tij është e tmerrshme

Mesfushori i talentuar, Ilaix Moriba vazhdon të mbetet jashtë Barcelonës dhe kjo jo për shkak të formës së tij, por për çështje jashtë fushës. 18-vjeçari nuk pranon rinovimin kontratës, pavarësisht ofertave të bëra nga drejtuesit.

Në këtë situatë, te Barcelona kanë vendosur që në rast se Moriba nuk rinovon kontratën, e cila i skadon në fund të sezonit, atëherë do e lënë në tribunë gjatë gjithë sezonit.

Për këtë ka folur edhe trajneri Roland Koeman, i cili është shprehur se paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme për një futbollist 18-vjeçar, duke e quajtur situatën me lojtarin si të tmerrshme.  

“Kam folur me të dy ose tri javë më parë, më shumë si person sesa si trajner i Barcelonës. Situata e tij është e tmerrshme. Ai është e ardhmja e klubit, por ai nuk luan dhe nuk është me ne. E di nga klubi se çfarë dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme, duhet të luash sa më shumë ndeshje, por lojtari dhe njerëzit pranë tij kanë vendosur ndryshe. Unë jam i zhgënjyer nga kjo situatë. Besoj më shumë në gjërat e futbollit sesa te kontratat. Në moshën 18-vjeçare, paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme.”, u shpreh Koeman.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy