Hamilton fiton “pole position” në Barcelonë, Bottas e Vettel pas tij

Hamilton fiton “pole position” në Barcelonë, Bottas e Vettel pas tij

Lewis Hamilton me Mercedes ka siguruar “pole position” sot në garën e Barcelonës, aty ku nesër do të zhvillohet gara e për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1.

4 herë kapioni i botës në garat me makina arriti kohën më të mirë me 1’16”173, duke qenë më i shpejti në pistë dhe la pas krahëve shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas dhe pas tyre u renditën dy makinat Ferrari. Gjermani i kokë kuqes Vettel doli i treti, duke lënë pas Kimi Raikkonen, që nuk dhanë atë që pritej në xhiron e shpejtë.

Pas disa garash ku Ferrari jepte kohën më të shpejtë në provat zyrtare, këtë herë është makina kampione në fuqi ajo që dominoi në pistë, duke zënë dy vendet e para. Në vijën e parë të nisjes, në krah të Hamilton, do të jetë .

Hamilton siguroi “pole” e Mercedes në Barcelonë e të 74 në karrierë dhe Mercedes do të jetë para Ferrarit në startin e garës. Ndërsa në vendet 5-6 u renditën dy makinat Red Bull, me Max Verstappen që la pas Daniel Ricciardo e pas tyre, deri në vendin e dhjetë, u renditën Magnussen (Haas), Alonso (McLaren), Sainz (Renault) dhe Grosjean (Haas).

Gara do të zhvillohet ditën e diel në ora 15:00.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy