Bayern Muncheni, ofertë për Ferland Mendy

Bayern Muncheni, ofertë për Ferland Mendy

 Duke patur parasysh se Alphonso Davies mund të largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në fundin e sezonit, tek Bayern Muncheni ka filluar të punohet me shumë përkushtim për të gjetur një element cilësor për krahun e majtë të mbrojtjes.

Drejtori sportiv Max Eberl tanimë ia ka vënë syrin Ferland Mendy-s, për të cilin gjermanët kanë ofruar 20 milionë euro.

Por menjëherë nga Madridi ka mbërritur një përgjigje negative nga ‘’ Los Merengues ‘’, të cilët e konsiderojnë një shifër jo të mjaftueshme duke patur parasysh kontributin e ishi-t të Lyonit gjatë  pesë viteve tek kjo skuadër.

Kanadezi sigurisht do të linte një boshllëk në prapavijën e ish rekordmenëve të Bundesligës, i cili shquhet për teknikën e lartë dhe sidomos shpejtësinë marramendëse, aspekt që e avantazhon gjatë sfidave.

Mbetet për tu parë vendimi që do të marrin drejtuesit nga Bavaria për këtë lojtar që numëron 6 gola në 166 sfida me një ndër klubet më të suksesshëm në futboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy