
Steven Gerrard nuk është më trajner i Aston Villa. Klubi i Premier League, ka vendosur të shkarkojë trajnerin, pas rezultateve negative në kampionat.
Aston Villa nuk njeh fitore prej katër ndeshjesh radhazi, teksa pas 11 javëve mban vendin e 17-të me vetëm 9 pikë.
Ditën e sotme është njoftuar shkarkimi i Gerrard, ndërsa në orët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i trajnerit të ri, ku emrat e përfolur janë shumë.



