
Prej shumë kohësh tashmë rriten spekullimet mbi të ardhmen e një ndër sulmuesve më produktivë të kontinentit të vjetër . Evolucioni i Harry Kane mbetet një ëndërr në sirtar e ekipeve më të famshëm dhe në orët e fundit kreu i presidencës së Tottenham Hotspurit Daniel Levy ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me perlën e londinezëve .
Anglezi ka deklaruar se nuk e përjashton shitjen e 27 vjeçarit nëse pretendentët e tij do ti plotësojnë kushtet e manjatit britanik. Këtë lajm e ka konfirmuar e përditshmja angleze ‘’ Manchester Evening News ‘’ e cila ka theksuar se tashmë kanë filluar kontaktet ndërmjet palëve për zgjidhjen e kësaj çështje e cila konsiderohet kyçe nga ‘’ The Spursat ‘’ .
Risia e kësaj historie është se ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ nuk kanë ndërmend ta shesin golashënuesin e kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ tek asnjë ekip i Premier Leagues për të evituar kështu përforcimin e kundërshtarëve direkt sepse do të ishte një autogol për kryeqytetasit dhe do ti linte një hap mbrapa në lidhje me progresin e mëtejshëm . Ky lajm i ka qetësuar disi ujërat në kampin e ‘’ The Whites ‘’ sepse për shërbimet e sulmuesit interesohen prej kohësh Manchester United dhe Manchester City.
Bardhekaltërit e cilësojnë të ashtuquajturin ‘’ Uragani ‘’ një alternativë të dobishme në rast të mos arritjes së akordit me Erling Haaland për të mbuluar ashtu siç duhet boshllëkun që do të lërë largimi i Sergio Agueros në fundin e sezonit . Puna e palodhur këtyre viteve me të drejtë e ka pozicionuar londinezin në këtë stad sepse e ka përmirësuar rendimentin sezon pas sezoni dhe është shëndërruar në prefencën e klubeve më të mëdha të planetit .
Një aspekt tjetër që s’duhet anashkaluar është se pavarësisht eksperiencës së magjishme që është duke përjetuar në karrierë fakti se me Tottenham Hotspurin nuk ka mundur të fitojë trofe e largon akoma më shumë nga ‘’ White Hart Lane ‘’ . 27 golat e shënuar dhe 16 asistet për shokët e skuadrës në 40 ndeshjet e këtij sezoni ia lartësojnë ndjeshëm figurën anglezit dhe i lë vëndin hapjes së një dritare të re me objektivin e plotësimit të dëshirës së tij e cila lidhet automatikisht me fitimin e trofeve .



