
Një episod që ka krijuar polemika, u regjistrua në ndeshjen e Kupës së Azisë, mes Libanit dhe Kinës.
Në minutën e 13-të, futbollisti i Libanit, Khalil Khamis, në tentativë për të larguar topin, godet me takë në fytyrë lojtarin e Kinës, Dai Wai Tsun.
Pavarësisht protestave të shumta, arbitri përveç se nuk dha karton, nuk e akordoi as faull. Përveç kësaj, as VAR-i nuk ndërhyri, duke lënë në fuqi vendimin e arbitrit, që më pas akordoi pozicion jashtë loje.
Khamis challenge on Dai Wai Tsun (No card or foul given) [AFC Asian Cup - Lebanon vs China]
byu/Swazzer30 insoccer



