
Borussia Dortmund prej disa ditësh ishte në kërkim të një sulmuesi, për të zëvendësuar Sebastian Haller, i cili do të jetë jashtë fushave të blerta për disa muaj, për shkak të një sëmudnje që i është shfaqur.
Sipas raportimeve të fundit, verdhezinjtë duket se e kanë gjetur sulmuesin që po kërkonin. “Sport1”, shkruan se Dortmudn ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të Koln, Anthony Modeste.
Ky i fundit e njeh mirë Bundesligën, dhe shihet si një afrim i rëndësishëm. Modeste do të firmosë kontratë 1-vjeçare dhe në arkat e Koln do të paguhen 5 milionë euro.



