
Trajneri i Torinos, Ivan Juric, është shprehur se Etrit Berisha do të jetë titullar te Torino për ndeshjet e radhës.
Duke folur në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Salernitana, Juric deklaroi se synimi i tij është që të vazhdojë me Berishën titullar, pas ndeshjeve të mira me Interin dhe Bolognan.
Berisha është paraqitur mirë në dy ndeshje dhe më pas ndodhi një gabim ose jo gabim ndaj Genoa. Por ai ka luajtur shumë mirë kundër Interit dhe Bolognas: synimi im është që të vazhdoj me të titullar.
Pushimi ka shërbyer për të reflektuar. Ka pasur problematika, por në këto tetë ndeshje kemi goditur 6 herë shtyllën, kemi pësuar 4 gabime të gjyqtarëve dhe kemi pësuar 3 gola në minutat e fundit. Kemi shumë për të përmirësuar, por ndonjëherë futbolli është kështu.



