E FUNDIT /Xhani De Biazi drejt pankinës së kombëtares italiane

E FUNDIT /Xhani De Biazi drejt pankinës së kombëtares italiane

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane për sa i përket zëvendësuesve të Venturës në stolin e skuadrës kombëtare. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, i cili u shkarkua ditën e sotme nga skuadra spanjolle e Alavesh.

Italiani është një nga kandidatura e mundshme për të marrë drejtimin e Italisë. Në listën e gjatë bëjnë pjesë edhe emrat e Mançinit dhe Montelës.

Në rast së De Biazi do të emërohet si trajner i ekipit kombëtar të vendit të tij, ai do të marrë si ndihmës pikërisht Paolo Tramexanin, që aktualisht është i papunë pas shkarkimit nga skuadra zvicerane e Sionit.

De Biazi ishte kandidat për të marrë Italinë edhe kohë më parë, por në fund drejtuesit e FIGC zgjodhën Venturën, i cili rezultoi një dështim duke i lënë jashtë Kampionatit Botëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy