Pas largimit nga skuadra e Egnatias, Demir Imeri do të vazhdojë karrierën e tij në Kazakistan.
Ditën e sotme, sulmuesi anësor është prezantuar te skuadra e Atyrau, e cila militon në elitën e futbollit kazak.
Imeri në sezonin e fundit ishte pjesë e Egnatias, me të cilët u bashkua nga Vllaznia një vit më parë, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Kamza, Shkëndija dhe Renova.



