
Trajneri Nevil Dede, analizoi ecurinë e Teutës në kampionat dhe fitoren e tyre ndaj Tiranës.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se futbolli në Shqipëri po bëhet më shumë dyluftim, pozicion dhe pragmatizëm.
Në fjalën e tij, Dede u shpreh se Teuta në drejtimin e Martinit është shumë plus me Tiranën sa i përket rezultateve, por kjo sipas tij nuk tregon të vërtetën, sepse çdo ndeshje ka historinë e vet dhe dinamika të ndryshme.
Gjinollarin tentoi ta fusë edhe Shkëmbi, por skuadra nuk jepte siguri. Martini ka një sukses në krahasim me pjesën tjetër, e bëjnë rezultate. Futbolli në Shqipëri, është pak i thjeshtë. Po bëhet më shumë dyluftim, pozicion dhe pragmatizëm, pra kush fiton më shumë dyluftime, pozicione dhe bëhet pragmatist. Më shumë po luhet me kundërsulm dhe kush është më i zoti që nuk merr gol, ai po fiton ndeshjet, sepse po shfrytëzon hapësirat para. Me janarin dhe Martinin, Kallaku erdhi, po rritet forma e Jazxhi, Gjinollari është bërë lojtar stabël.
Teuta nën drejtimin e Martinit, është shumë plus me Tiranën, por kjo nuk tregon të vërtetën. Çdo ndeshje ka historinë e vet dhe dinamika të ndryshme. Kemi parë edhe Tireanën kur ka dalë kampion, që mund ta ketë mundur Teutën dhe anasjelltas.
E vërteta më rezulton ndryshe në futbollin shqiptar. Më rezulton që sportivisht dhe financiarisht janë klube të brishta dhe shesin lojtarë në çdo moment. Kjo kthehet në hall gjatë kampionatit.



