Milani shtanget në fund, Roma barazon në “San Siro”

Milani shtanget në fund, Roma barazon në “San Siro”

Milani dhe Roma kanë barazuar me tyre me rezultatin 2-2, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Kuqezinjtë i shkuan shumë afër fitores, por neglizhenca në fund iu kushtoi shumë.

Kur duheshin pak minuta nga fundi, Milani ishte në avantazh të dyfishtë, falë golave të Kalulu në minutën e 30-të dhe Pobega në minutën e 77-të.

Megjithatë Roma nuk u dorëzua dhe ia doli të barazojë shifrat me golat e Ibanez në minutën e 87 dhe Abraham në minutën e 93.

Një hap fals për Milanin në garën për titull, me kuqezinjtë që mbajnë vendin e tretë me 37 pikë, po aq sa Juventusi dhe 7 pikë më pak se Napoli kryesues, ndërsa Roma renditet në vendin e 6-të me 31 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy