Turneu i Australisë, përlotet kampioni Federer (VIDEO)

Turneu i Australisë, përlotet kampioni Federer (VIDEO)

Roger Federer fitoi titullin e tij të gjashtë në “Australian Open” dhe Grand Slam-in e 20-të me fitoren pas pesë seteve ndaj kroatit Marin ÇiliÇ.  Zvicerani triumfoi pas një gare shumë të fortë, duke mposhtur në finale tenistin kroat 3:2 në sete. Zvicerani e nisi shumë mirë duke fituar setin e parë 6:2, por humbi në seti e dytë 6:7. Federer sërish fitoi setin e tretë 6:3, por u mposht në setin e katërt 3:6. Në setin e pestë, Federer tregoi forcën e tij, duke fituar në fund 6:1. Ky ishte titulli i gjashtë i Federer në Australian Open dhe Grand Slami i 20 në karrierë, më shumë se sa çdo tenist tjetër në histori. Federer, 36 vjeç, renditet pas Margaret Court, Serena Williams dhe Steffi Graf që kanë fituar 20 ose më shumë tituj Grand slam-i.

"Është një ëndërr e vërtetë dhe vazhdon përralla", tha Federer, i cili ka fituar tre nga pesë turnetë e fundit. Finalja u luajt në stadiumin e mbyllur Rod Laver Arena për t’i shpëtuar motit të nxehtë.  Me çatinë e mbyllur dhe me ajër të kondicionuar, Federer dhe Cilic luajtën një garë të fortë për tre orë e dy minuta. Pas një fillim të dobët, ku Çiliç dukej se kishte vrullin e duhur për të fituar ndeshjen, Federer u ngjit në setin final ku vendosi saktësia e shërbimit të tij. 

"Jam shumë i lumtur, është e pabesueshme", tha Federer pas ndeshjes.  “Ky triumf është mbyllja e përkryer e një përralle, një ëndërr që realizohet. Nuk e prisja këtë triumf këtë vit, pasi një sezoni 2017 të shkëlqyer. Jam shumë i emocionuar, nuk gjej fjalë të përshkruar këtë moment”, u shpreh Federer. “Unë vazhdoj të argëtohem dhe të luaj për fansat. Këtu në Australi kalova një muaj fantastik dhe ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”.  Tenisti zviceran si kurrë më parë shpërtheu në lot gjatë ceremonisë finale duke emocionuar të gjithë të pranishmit të cilët e duartrokitën gjatë për disa minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy