Interi pa prezantuar këtë të shtunë afrimin e Piotr Zielinski. Mesfushori u largua nga skuadra e Napolit dhe do të vazhdojë karrierën te rivalët e Serisë A.
Me zikaltërit, polaku ka firmosur deri në 30 qershorin e vitit 2028. Kjo ishte një firmë historike për Interin, pasi Zielinski u bë sot futbollisti i parë polak që luan me klubin zikaltër.

Afrim i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, që tashmë ka më shumë mundësi zgjedhje për mesfushën.



