Stoka: Partizani e meritoi titullin. Pse nuk ankohej Tirana deri para dy javësh?!

Stoka: Partizani e meritoi titullin. Pse nuk ankohej Tirana deri para dy javësh?!

Dritan Stoka, opinionist sportiv, i ftuar në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, u shpreh se Partizani e meritoi titullin kampion.

I pyetur për polemikat nga Tirana, Stoka shtroi pyetjen pse bardheblutë nuk ankoheshin deri para dy javësh, kur përmendi edhe rastet që janë ndihmuar nga arbitrat.

Partizani e fitoi kampionatin me ndeshje direkte. Gabimet që ka bërë Partizani, nuk i ka bërë Tirana. Nëse nuk do ishin gabimet e muajit janar, Partizani do ishte 10 pikë para. Kanë bërë mirë që nuk u ankuan te Partizani.

Tirana nuk u ankua kurrë deri para dy javësh, pse ankohet tani?! Harroi Tirana që ka bërë dy gola me Kastriotin në minutën e 100-të, ndonëse ishin dhënë 6 minuta shtesë.

Egnatias ndaj Tiranës nuk ia dha penalltinë në minutën e 92-të. Pse nuk folën këta pseudotifozët?! Unë them që Partizani e ka merituar titullin, falë presidentit, stafit dhe drejtuesve. Kolela ka futur një shpirt të ri gare. Ekipet e tjera nuk i kanë si Partizani.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy