Supersfidë në Premier League për Benjamin Seskon

Supersfidë në Premier League për Benjamin Seskon

Benjamin Sesko vijon të konsolidohet si një ndër më premtuesit aktualisht në kontinentin e vjetër.

Sulmuesi ka ditur ti kalojë barrierat me Leipzigun dhe tashmë disa ekipe janë interesuar për sherbimet e tij. 

Në Premier League do të zhvillohet një supesfidë ndërmjet Manchester United dhe Newcastles për 22 vjeçarin, kartoni i të cilit momentalisht në merkato e arrin vlerën e 75 milionë eurove. 

Mirëpo, përballë kemi dy ekipe shumë të fuqishëm në aspektin ekonomik, kryesisht bardhezinjtë, momentalisht më të pasurit në botë. 

Dy sezonet në Bundesligë i kanë shërbyer sllovenit për tu rritur në mënyrë progresive dhe puna e palodhur dhe përkushtimi i tij po shpërblehen me kalimin e kohës. 

Ndërkohë, në zyrat e ‘’ Old Traffordit ‘’ po hartohet një plan afatgjatë, me objektivin e rikthimit tek titujt e rëndësishëm por për arritjen e tij duhen përforcime cilësore gjatë merkatove. 

Ishi i Salzburgut është një element shumë premtues dhe jo më kot pretendohet nga ekipe elite, i cili në sezonin e shkuar kontriboi me 21 gola dhe 6 asiste në 45 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy