
Spanja u bë skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e Europianit. Iberikët eliminuan Gjermaninë, me rezultatin 2-1, pas shtesave.
Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Olmo zhbllokoi sfidën në minutën e 51-të, ndërsa Wirtz barazoi pak sekonda nga fundi.
Në shtesa, spanjollët ishin më kërkues dhe ia dolën të shënojnë me Merino në minutën e 119-të. Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me fituesin e çiftit Portugali-Francë.



