
Gjermania ka nisur revolucionin e saj ashtu siç duhet . Në orët e ardhshme ‘’ Trikolorët ‘’ do të zyrtarizojnë Hansi Flick në krye të pankinës . Objektivi i rikthimit të suksesi lidhej domosdoshmërisht me një trainer që e ka arritur atë nën drejtimin e një skuadre dhe 56 vjeçari disponon cilësitë e duhura për ta dërguar Gjermaninë aty ku e meriton. Gjatë një dekade me Joachim Low kjo kombëtare ka mundur të buzëqeshë në Boterorin e 2014-tës ku u shpall kampione për herë të 4-tërt në histori por performanca e dobët në atë të Rusisë filloi t’ia zbehë figurën deri sa u mor vendimi për ta zëvëndësuar me 56 vjeçarin .
Ishi i Bayern Munchen do të firmosë një kontratë 3 vjeçare me ‘’ Manschaft ‘’ nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon . Përgjegjësia kryesore do të jetë revolucioni që po pritet me ngulm për ti dhënë edhe një herë shansin Gjermanisë të rikthehet në kombëtaren e frikshme të disa viteve më përpara e cila nuk kishte rival . Objektivi kryesor i Gjermanisë është të japë një shfaqje të këndshme në Europian për ti hapur rrugën Botërorit të Katarit . Entuziazmi tek Gjermania mbetet prezent dhe synon të jetë një ndër protagonistet e kësaj vere në këtë eveniment që do ti kthejë përgjigje federatës gjermane të futbollit mbi zgjedhjen e tyre .
Suksesi me Bayern Munchen është një indikator që mund të përsëritet edhe me kombëtaren për vetë faktin se në fillimin e çdo turneu është një prej të cilave duhet patur me shumë kujdes për vetë forcën e karakterit dhe rrezikut që ka demostruar ndaj çdo kundërshtari që ka patur përballë . Një ndër karakteristikat kryesore të kësaj Gjermanie në ndërtim e sipër është fokusi tek elementët e rinj që shihen si e ardhmja e 4 herë kampiones së botës .
Gjermania do të ketë një rrugë të vështirë përpara sidomos në fazën e grupeve të Europianit sepse do të ndeshen me Francën , Hungarinë dhe kampionen në fuqi Portugalinë por eksperienca në evenimente te tilla me siguri nuk do ti lërë në baltë të besuarit e Hans Flick sepse përgjithësisht e kanë treguar se janë një rival i vështirë për tu mposhtur .



