
E ardhmja e Giorgi Mamardashvilit në ‘’ Mestalla ‘’ sa vjen edhe vështirësohet.
Gjeorgjiani synohet nga Liverpooli, ç’ka do të thotë se nëse do të kalojë në ‘’ Anfield Road ‘’ për të do të ishte një hap i suksesshëm në karrierë.
23 vjeçari e ka treguar në rradhët e Valencias aftësinë poshtë tre shtyllave dhe ky fakt e bën të pashmangshëm interesin e ‘’ The Redsave ‘’.
Oferta e drejtuesve angleze thuhet se do të arrijë 35 milionë eurot, ndoshta e mjaftueshme për pronarin Peter Lim.
Drejtuesit e ish kampionëve të Champions Leagues në bashkpunim me trainerin Arne Slot kanë menduar ti japin kohën e mjaftueshme për tu adaptuar me Premier Leaguen Giorgi Mamardashvilit, i cili do ti bashkohej ‘’ Të Kuqve ‘’ në verën e 2026-tës, sipas ‘ As ‘.
Po mendohet huazimi tek Bournemouth, një opsion atraktiv për ecurinë e mëtejshme.
Fundi i ciklit me Valencian natyrisht do të përforconte arkat e klubit, për tu hedhur më pas në sulm për të tjerë elementë që preferohen nga traineri Ruben Baraja.
Giorgi Mamardashvili ishte një ndër më të mirët e Gjeorgjisë në Europian, kombëtare që e kaloi fazën e grupeve.



