Haaland i lë pas të gjithë, zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Gjermani

Haaland i lë pas të gjithë, zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Gjermani

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga. Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në këtë kampionat me verdhezinjtë dhe ka marrë një vlerësim të madh dhe të rëndësishëm në karrierë. Në 28 ndeshje të zhvilluara në kampionat, sulmuesi 20-vjeçar ka arritur të shënojë 27 gola, duke i mahnitur të gjithë.

Rivali i tij, Robert Lewnadowski, ka gjetur rrugën e rrjetës, plot 41 herë këtë sezon, por gjithsesi çmimin për lojtarin e vitit e ka fituar Haaland. Norvegjezi u transferua te Dortmund në merkaton e janarit të kaluar dhe në total ka zhvilluar 59 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka arritur të shënojë 57 gola.

Për Haaland prej kohësh interes ka shfaqur Real Madrid, me presidentin Florentino Perez, që e pëlqen shumë dhe dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës së tij. Në verë pritet një ofertë në drejtim të tij dhe të Dortmund, por këta të fundit nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë, për më pak se 100 milionë euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy