Gazetari i sportit Ervin Baku ka reaguar për ‘MCN Informacion’ pas zgjedhjes së Armand Duka për mandatin e shtatë në krye të FSHF.
Baku vlerësoi emrat e rinj në komitet dhe dha këshilla për kampionatin:
Presidenti Duka duhet të ketë vëmendje më të madhe ndaj Superiores, të sigurohet që gjyqtarët të gabojnë sa më pak dhe kampionati të jetë i besueshëm dhe i drejtë.”
Ai foli edhe për përgatitjet e ekipit kombëtar për playoff-in e Botërorit:
Ndeshjet kundër Polonisë dhe Ukrainës ose Suedisë janë shumë të rëndësishme. Lojtarët si Ernes Muci duhet të jenë të padiskutueshëm në kombëtare. Uroj që të mos kemi lojtarë të dëmtuar në mars.
Baku theksoi gjithashtu se Shqipëria ka një brez të ri lojtarësh cilësorë dhe se futbolli duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe gjykime të drejta.



