Kalendari i La Liga-s/ Uzuni përballet me Atletico Madrid në javën e parë, zbulohet data e “El Clasico”

Kalendari i La Liga-s/ Uzuni përballet me Atletico Madrid në javën e parë, zbulohet data e “El Clasico”

La Liga, zbuloi këtë të enjte, kalendarin e sezonit të ri, ku nuk mungojnë përballjet interesante që në javën e parë. Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i cili është pjesë e Granadës, do e nisë me një duel të fortë që në javën e parë, siç është përballja ndaj Atletico Madrid, ndërsa Rayo Vallecano ku luan Balliu, sfidon Almerian në transfertë. Kampionët e Barcelonës do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë përballë Getafes, ndërsa Reali gjithashtu luan në transfertë, kundër Athletic Bilbaos. “El Clasico” e parë e sezonit, do të luhet më 29 tetor, ku Barcelona do të presë Real Madrid në “Camp Nou”, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 21 prill të 2024. La Liga e këtij sezoni do të startojë në 12 gusht me ndeshjen e fundit që do të luhet në 26 maj 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy