
Reparti defensiv tek Real Madridi vijon të shfaqë luhatje edhe në sezonin aktual.
Drejtuesit në bashkpunim me Xabi Alonson tashmë kanë filluar të mendojnë për merkaton vijuese, shumë përcaktuese për ti shëndërruar madrilenët në një ekip tejet cilësor.
Castello Lukeba është bërë pjesë e planeve të trainerit spanjoll, kontrata e të cilit me Leipzigun skadon në 2029-tën.
Duhet thënë se vlera e kartonit varion nga 80-90 milionë euro, një shifër e cila mund ti përforcojë konsiderueshëm arkat e gjermanëve.
Me vetëm 22 vite mbi supe ishi i Lyonit po e tregon edhe në Bundesligë se çfarë është i aftë të bëjë dhe gjithçka do të varet nga kualifikimi ose jo i Leipzigut për në Europë sezonin vijues.
Nëse nuk do të jetë kështu transferimi në gjigandin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të jetë edhe më i mundshëm duke qenë se e presin ‘’ Los Merengues ‘’, një ndër ekipet më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Për më tepër mënyra se si luan Castello Lukeba është e përshtatshme për skemat e ish-t të Bayer Leverkusenit duke qenë se spikat për shpejtësinë, leximin shumë të mirë të çdo aksioni dhe efektivitetin në prapavijë.
Natyrisht boshllëqet ndër vite në mbrojtje i kanë krijuar jo pak probleme Real Madridit dhe presidenti Florentino Perez gjithmonë e ka shprehur gatishmërinë për të dhënë maksimumin gjatë periudhës së transferimeve.
Priten ndërmjet palëve duke qenë se Castello Lukeba e ka rikonfirmuar potencialin gjatë dy sezoneve tek Leipzigu dhe jo më kot pretendohet nga një klub gjigand si spanjollët.



