
Eksperienca nën drejtimin e Bayer Leverkusenit e ka shëndërruar në një ndër trainerët më të mirë të aktualitetit.
Për spanjollin ka nisur një sfidë e ashpër në kontinentin e vjetër, e cila do të zhvillohet ndërmjet Manchester City-t dhe Real Madridit.
Lajmi është publikuar nga tabloidi anglez ‘ The Athletic ‘ dhe flitet për dy ndër ekipet më të pasur dhe cilësorë në aspektin sportiv.
Sezoni aktual është i treti në krye të stolit të ‘’ Apirinave ‘’, skuadër më të cilën ka fituar disa trofe të rëndësishëm, ndër të cilët Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligën.
Flitet se Pep Guardiola mund të largohet nga ‘’ Qytetarët ‘’ dhe 42 vjeçari konsiderohet zëvëndësuesi ideal, trainer që i ka shfaqur cilësitë dhe do të mbahet mend gjatë pasi ishte i vetmi që e uli nga froni Bayern Munchenin në kampionatin gjerman, pas një suksesi të gjatë, më tepër se një dekadë.
Kështu që ish mesfushori i Liverpoolit, ndër të tjerë mund të vijojë të ardhmen larg ‘’ BayArenas ‘’ shumë shpejt, trainer mjaft premtues i cili ka bindur me rezultatet e arrira.



