
Alexander Isak prej disa vitesh është shëndërruar në një ndër më të rrezikshmit në kontinentin e vjetër.
Sulmuesi ka arritur të performojë në lartësinë e duhur si me Newcastlen ashtu edhe me Suedinë, tashmë i pretenduar nga disa klube elite.
Një ndër to është edhe Liverpooli, një ekip tejet ambicioz, i cili synon protagonizmin në çdo sezon në kompeticionet pjesëmarrëse.
27 gola në 42 sfida ishte kontributi i ishi-t të Real Sociedadin në sezonin e kaluar me klubin më të pasur të botës momentalisht.
Që prej largimit të Roberto Firminos, drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ kanë tentuar medoemos transferimin e një tjetër elementi në ‘’ Anfield Road ‘’ dhe me atë që ka treguar deri më tani Alexander Isak bind më tepër.
Kontrata me ‘’ Las Urracas ‘’ i përfundon në 2028-tën, për të cilin sigurisht pretendimi i Yasir Al- Rumayyan do të jetë i konsiderueshem duke qenë se është një ndër më të rëndësishmit në 11-shen e formuar nga traineri Eddie Howe.
Mirëpo gjithsesi Liverpooli është një ekip i cili meriton respekt maksimal dhe vjen nga një sezon i suksesshëm për arsye se arriti ta fitojë Premier Leaguen për të 20-tën herë.



